Kosovë, Samuel Zbogar: Vendimi për MSA në fund të qershorit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, deklaroi sot në Prishtinë se deri në fund të qershorit pritet që BE të marrë vendimin për Kosovën sa i përket procesit të Stabilizim Asocimit.
Gjatë një vizite në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, ai ka pohuar se Kosova ka perspektivë evropiane sikur shtetet tjera në rajon. Sipas tij, MSA-ja është proces i pakthyeshëm dhe hapi i parë drejtë BE-së dhe se kjo e fundit, marrëveshje të tilla nënshkruan vetëm me shtetet që mund të jenë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen.
Duke folur për krijimin e Bashkimi Evropian, ka thënë si ai ishte një projekt i paqes, i themeluar me qëllimin që të mos ketë më konflikte.
Në ligjëratën e tij, i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, i cili në hapje të saj ka falënderuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, për gatishmërinë për folur para nxënësve të gjimnazit “Xhevdet Doda” rreth temës së Bashkimit Evropian.
(BalkanWeb)