Bush ne Fushe-Kruje. Berisha inaguron bustin
Nga Fushe- Kruja ku mori pjese ne inagurimin e bustit ne nder te ish- presidentit amerikan Xhorxh W. Bush, kryeministri Berisha rikujtoi vizitën e ish-presidentit ndersa shprehu besimin se ky qytet i mikpritjes shqiptare tregoi tere proamerikanizmin e popullit shqiptar ndaj aleateve te medhenj amerikane.
“Presidenti solli për kombin shqiptar dy mesazhe historike. Shqipëria në NATO ishte deklarata e tij në Tiranë. Ai zgjodhi Tiranën për të shpallur pavarësinë e Kosovës. Kosova e pavarur!”- deklaroi Berisha.
Duke u ndalur tek integrimi i Shqiperise, por edhe i Kosoves, kreu i ekzekutivit falenderoi qeverine amerikane per gjithe mbeshtetjen dhe perkrahjen e dhene ndaj mbare popullit shqiptar.
“Le të shprehim ne nderimin më të madh për presidentin Xhorxh W. Bush, për Shtetet e Bashkuara, presidentin Obama, mirënjohjen më të thellë për të gjithë mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme, mbështetjen e plotë. Ne me ato ndjenja dashurie e respekti që dëshmuam në këtë shesh e kudo do bëjmë gjithçka për të konsoliduar në Shqipërinë lirinë, shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut. Do bëjmë çdo gjë të përmbushim detyrimet tona si anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Do bëjmë gjithçka që të zgjerojmë çdo ditë e më shumë liritë e qytetarëve shqiptarë”- tha Berisha.
Katër vite me pare ne viziten e tij ne Shqiperi presidenti i 43-të i Shteteve te Bashkuara te Amerikes u ndal ne qytetin e Fushe Krujes ku si rrallehere dhe jashte protokollit pati takime me qytetaret. Gjate vizites se tij ne Fushe Kruje Bush u shpall dhe qytetar nderi i ketij qyteti.
Jul Kasapi