E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç zëvendësues i Etosë tek Barcelona?

Barcelonë - Barcelona kërkon të përforcohet më tepër pasi ka arritur të fitojë gjithçka nga ky sezon, Ligën e Kampioneve, kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit. El Mundo Deportivo publikon se objektivi i parë i skuadrës katalanase është një sulmues “pykë”, i cili do të zëvendësojë Samuel Etonë, pasi kontrata e këtij të fundit skadon në vitin 2010.

Më i preferuari për trajnerin Pep Guardiola është suedezi i Interit, Zllatan Ibrahimoviç, ashtu siç e konfirmon edhe prestigjiozja franceze “L’Equipe”. Kampionët e Spanjës, dhe me gjërë, mund të provojnë për një shkëmbim kokë më kokë, Eto-Ibrahimoviç.

Megjithatë, Barcelona ka edhe një seri alternativash për vijën e parë. Mes tyre janë: uruguaiani Diego Forlan nga skuadra e Atletikos së Madridit, spanjolli David Vila nga Valencia, dhe francezi Karim Benzema nga Lioni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›