E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsen Venger: Diferenca mes Anglisë dhe Italisë? Te shpirti

Ia doli vitin e kaluar të nxirrte jashtë Evropës një skuadër italiane, pikërisht Milanin. Arsen Venger nuk dështoi as kësaj here kundër Romës, ku u favorizua nga lotaria e çmendur e penalltive. Në hapësirën e një viti flitet sërish për një humbje të hidhur të futbollit italian ndaj atij anglez. Eliminimet e dhimbshme për Juven e Romën, por edhe asnjë goli i shënuar në 180 minuta nga Interi, këto janë verdikte të fushës, që flasin qartë: Itali-Angli, në vend që diferenca të shkurtohet, rritet. Që ka një diferencë në përgatitjen atletike, atë do ta kuptonte edhe një fëmijë dy vjeç. Shiko Romën, që arriti në kohët suplementare pa pikë benzine në sabotator, ndërsa Arsenali vazhdonte të xhironte shpejt. Pas ndeshjes është pikërisht trajneri i "topçinjve" ai që sqaron se cila është diferenca mes anglezëve dhe italianëve: "Nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Ndoshta në shpirt. Ndoshta ne anglezët jemi më reaktivë, siç e demonstruam edhe ndaj Romës".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›