E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihen pronarët e lokaleve, plagoset njëri

VLORË Një plagosje me armë pistoletë është shënuar në fshatin Dhërmi. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së dielës. Dy pronarë lokalesh që gjenden kur kalon zonën që quhet Potam (nuk bëhet fjalë për Potamin e Himarës), janë grindur fillimisht me fjalë, për të vijuar me grushta dhe sherri ka degjeneruar deri në shkrepjen e armës.

Sipas burimeve nga policia, Th. Duni dhe V. Zaho janë konfliktuar së bashku me debate për një ndërtim. Dëshmitarë kanë pohuar se ka qenë ky i fundit objekti për të cilin dy burrat kanë nisur të debatojnë. Në gjaknxehtësi e sipër, pasi janë zënë dhe me grushta, V. Zaho ka nxjerrë pistoletën tip TT dhe ka qëlluar në kraharor personin tjetër me një plumb. Pas kësaj autori është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që menjëherë Duni është shoqëruar në spitalin ushtarak të Tiranës. Mësohet se burri ka patur komplikacione. Duke vlerësuar gjendjen e tij, ai është përcjellë menjëherë për në kryeqytet, për të marrë ndihmë të specializuar. Pas kësaj autori është shpallur në kërkim. Grindjet për prona shënojnë rastin e radhës në fshatra të zonës së bregut. Shumë herë sherri është mbartur muaj të tërë, ndërkohë që ky i fundit ka kërcënuar seriozisht jetën e një personi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›