Merr shtëpinë me qira, shet pajisjet
Jetonte me qira, por ka shitur të gjitha pajisjet shtëpiake të pronarit të shtëpisë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se të martën pasdite u ndalua 24-vjeçari Florenc Hida, banues në lagjen "Vullnetari" të qytetit të Elbasanit. Ai akuzohet se gjatë një periudhe tremujore ka vjedhur e ka shitur të gjitha orenditë e banesës ku jetonte me qira, në pronësi të 54-vjeçares Bukurije Çarçia, e cila jeton në emigracion. Vlera e përllogaritur e dëmit shkon në rreth dy milionë lekë.