Zihet me prindërit, 14- vjeçarja arratiset me të dashurin
TIRANË- Ndërkohë që dy ditë më parë policia ka çuar për ndjekje penale një tjetër adoleshent pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. Ka qenë një 16-vjeçar i cili ka pranuar të arratiset me të dashurën e tij 14-vjeçare pasi kjo e fundit ishte larguar nga banesa pas një debati me prindërit. Këta të fundit denoncuan largimin nga banesa të vajzës së tyre e cila dy ditë më parë është gjetur. Mësohet se çifti kishte shkuar larg Tiranës dhe gjatë kthimit kishin kryer marrëdhënie seksuale gjë e cila me ligj është e ndaluar pasi vajza është e mitur.