E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli: “Me Slloveninë pres te paktën barazimin”

Gais i Migen Memelli barazoi në transfertë me AIK (0-0), ndërsa sulmuesi shqiptar mund të kishte shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, kur në të 88', topi i goditur prej tij ka thuajse ka qethur shtyllën pingule. Gais, që vinte shumë i motivuar pas humbjes në shtëpi me derbin me Goteborgun (0-1), e kërkoi rezultatin pozitiv ndaj kundërshtarit që ndodhet në vendet e sipërme të renditjes në kampionatin suedez. "Përgjithësisht luajtëm me strategji mbrojtëse, cka është edhe filozofia dhe e ekipit tonë, por rrezikuam jo pak me kundrasulm", - thotë sulmuesi shqiptar Memelli, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 73-të. Së fundi, Memelli jep edhe një mendim të shpejtë për Kombëtaren: "Pashë ndeshjen me Holandën në kanalet holandeze dhe më erdhi keq që pësuam humbjen në minutën e fundit. Sllovenia? Në Shkodër barazuam me ta, dhe një barazim në Slloveni do të ishte rezultat pozitiv, para se të ballafaqohemi me Bullgarinë në Tiranë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›