E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani në ekstazë, hesht Teuta

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Ardian Nuhiu, e coi në delir presidenti e Elbasanit, Arben Laze kur "Nuhiu i vogël" vendosi ekuilibrat në fushë me golin e tij të minutën e 79-të, që vulosën edhe shifrat 2-2 në takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë, Teuta-Elbasani të zhvilluar në "Niko Dovana" (rekord sezonal shikuesish).
Talenti tiranas i durrsakëve, Vilfor Hysa (9') realizoi shumë shpejt golin e parë për Teutën, pas pasit të artë të Emiljano Vilës. Pas gjashtë minutash Hysa dha një asist për të riun, Ermal Gegën duke dufishuar shifrat në minutnë e 15-të.
Me një avantazh të përgjithshëm 3-1, duke marrë në konsideratë edhe barazimin 1-1 në "Ruzhdi Bizhuta", formacioni i Kristaq Miles vuajti më pas nga përvoja e pakët dhe mosha e re.
Shqiptaro-maqedonasi Arben Nuhiu ("i madhi")goditi fillimisht shtyllën si për të paralajmëruar furtunën e Elbasanit. Kapiteni Julian Ahmataj shkurtoi diferencën në minutën e 37-të, për të rritur shpresat për një kualifikim për në katër më të mirat. Pas një rrjete të jashtme të Ahmatajt, Nuhiu ("i vogli") me zgjuarsi barazoi shifrat që prodhuan edhe kualfikimin për herë të 9-të në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Elbasani, 2 herë fitues (1975, 1992), eliminoi gjatë rrugës së tij në turin e parë Tomorin (0-0, 7-2), në turin e dytë Shkumbinin (0-2, 3-0) dhe në të tretin, Teutën (1-1, 2-2).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›