Venger: “Arsenali do të fitojë kampionatin”

"Nuk kemi asnjë krizë në kampionat". Këtë beson Arsen Venger, trajneri i Arsenalit, i cili beson se skaudra e tij ka më shumë shanse të fitojë kampionatin anglez se sa Mancester Junaitid.
Në katër ndeshjet e fundit të Premiership, Arsenali reduktoi avantazhin prej 6 pikësh në një diferencë prej dy pikësh me Mancesterin, që ka nga ana e tij edhe një ndeshje më pak.
"Do të fluturojmë shpejt, - tha Venger. "Kaluam përmes situatave shumë të vështira, por e rëndësishmë është që të mos humbin bindjen te forcat tona dhe të qëndrojmë të përqëndruar".