Riberi: “Ëndërroj topin e artë”

Fantazisti i Bajernit të Munihut, Riberi, ëndërron "Topin a artë", por pranon se cdo krahasim i tij me Zidan është i parakoshëm. Lojtari është duke kaluar nëj formë të jashtëzakonshme, duke i argëtuar bavarezët me golat dhe asistët e tij.
"Nëse do të luaj kështu deri në fund të sezonit, duke diskutuar edhe një vit të madh në Europë, mund të jetë një vit i rëndësishëm për mua, - tha francezi.
"Jam duke menduar për ‘Topin e artë', do të ishte e jashtëzakonshme, është dicka të cilën e kam vënë në shenjestër qysh kur luaj futboll", - përfundoi ish-shoku i Lorik Canës, te Olimpiku i Marsejës.
Për të kujtuar është edhe një dylyftim i ashpër i Altin Lalës, shqiptarit që luan për Hanover 96 në kampionatin gjerman me Riberinë e Bajernit, pas së cilës kapiteni i kombëtares shqiptare u ndëshkua me karton të kuq, por dhe prodhoi debate të ashpra në median sportive gjermane, në lidhje me gjykimet "pro Bajern".