Kalderon: “Shuster, mos ki frikë!”

Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, risiguroi trajnerin Bernd Shuster se ai nuk ka asnjë qëllim ta zëvendësojë atë në verë, edhe pse thashethemet në shtypin spanjoll janë në kulm. Sipas gazetës prestigjioze "Marca", shefi i "Los Merengues", Kalderon i tha Shusterit se ai nuk menduar kurrë për të gjetur një trajner të ri, por të vazhdojë punën e tij. Ish-trajneri i Getafes, me Realin e tij qëndron në krye të Primera Divizion me një diferencë të qartë ndaj Barcelonës së vendit të dytë dhe madrilenët mund të bëjnë një "bis" titujsh pas atij të fituar sezonin të kaluar nga italiani Fabio Kapelo.