E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zinedin Zidan & Ronaldo, yjet në “Ndeshjen kundër varfërisë”

Albania-Sport - Zinédin Zidan e Ronaldo do të jenë në krye të dy ekipeve të futbollit, që do të luajnë më 19 mars 2007, në "Stade Velodrome" të Marsejës, në edicionin e katërt të "Ndeshjeve kundër varfërisë", bëri të ditur të premten Bashkia e Marsejës, në një njoftim për shtyp. Të dy lojtarët kanë luajtur përkrah njëri-tjetrit për disa vjet te skuadra e Realit të Madridit.
Ronaldo, tashmë sulmues i Milanit, dhe Zidan, ish-kapiten i ekipit të Francës, ambasadore të programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, janë bashkuar me këtë iniciativë që nga viti 2003. "Ndeshja kundër varfërisë" është e para në Evropë, në të cilën Zidani do të zbresë në fushën e lojës, që prej largimit nga skena ndërkombëtare, pas finales së Botërorit 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›