Tirana-Grevenmaker 2-0

Tirana ka hipotekuar kualifikimin në turnin e dytë të Europa League pasi ka fituar 2-0 në ndeshjen e parë kundër modestëve të Grevenmakerit. Pavarësisht mungesave të rëndësishme ku mbrojtësit Sina dhe Dushku janë të dëmtuar dhe mesfushori Karabeci ishte i pezulluar, bardheblutë nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim triumfin përballë kundërshtarëve modestë. 24-herë kampionët e Shqipërisë e kanë dominuar takimin nga minuta e parë e deri në fund, ndërsa rrjetat u shënuan nga Elton Muçollari dhe Nertil Ferraj. Takimi zhbllokohet në të 40-ën, pasi një goditje e Muçollarit devijohet në rrjetë nga një mbrojtës kundërshtar. Një debutim i shkëlqyer ky për afrimin e ri të Tiranës. Kryeqytetasit dyfishojnë shifrat në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë me Ferrajn, pas një aksioni të shkëlqyer të mesfushorit me Ahmatajn. Tirana mund dhe duhej të kishte shënuar më tepër gola, duke parë rastet e shumta për shënim, megjithatë sfida mbyllet me rezultatin 2-0 dhe tashmë skuadra e Hulian Rubios pret e qetë takimin e kthimit, që do të luhet në datën 10 në Luksemburg.
Ndërkohë Flamurtari dhe Teuta duken praktikisht të eleminuara nga Liga e Europës. Vlonjatët humbën 1 me 0 në shtëpi me hungarezët e Budapest Honved ndërsa Teuta u shkatërrua ne Durrës 3-0 nga gjerogjianët e Metalurg Rustavi.
Ndërkohë Flamurtari dhe Teuta duken praktikisht të eleminuara nga Liga e Europës. Vlonjatët humbën 1 me 0 në shtëpi me hungarezët e Budapest Honved ndërsa Teuta u shkatërrua ne Durrës 3-0 nga gjerogjianët e Metalurg Rustavi.