Baup, trajner i ri i Marseilles

Elie Baup është emëruar trajner i ri i Olympique Marseille në vend të larguarit Didier Deschamps, ka njoftuar klubi nga Ligue 1.
Baup ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Marseillen që përfundoi sezonin e kaluar në pozitën e dhjetë. 57 vjeçari me Bordeaux kishte fituar titullin e kampionit në Ligue 1 më 1999.
Ai ishte i angazhuar edhe në St Etienne, Toulouse dhe Nantes në Ligue 2 kurse për tri vite ka qenë analist në televizion. Deschamps u largua nga klubi të hënën, një vit para skadimit të kontratës së tij.