Veloso forcon Dynamo Kievin

Mesfushori portugez Miguel Veloso ka kompletuar transferimin e tij në Dynamo Kiev. 26 vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin ukrainas që synon ta rikthejë titullin e kampionit nga Shakhtar Donetsk.
Veloso, i cili i ndihmoi Portugalisë të arrijë deri në gjysmëfinale në Euro 2012 u largua nga skuadra italiane Genoa pas dy viteve në Serie A.
“Miguel Veloso ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Dynamon. Ai do ti bashkohet ekipit në Austri në përgatitje për sezonin e ri”, thuhej në komunikatën e Dynamos.