Zinxhirët e lidershipit
1.
Ditë më parë, ekranet dhe gazetat raportuan pamjet e një fatkeqi, i sëmurë mendërisht, të cilin babai e kishte lidhur me zinxhirë, ndoshta sapo iu shfaq sëmundja. Megjithatë, njerëzit morën frymë disi të çliruar, pasi mësuan se fatkeqi ishte dërguar diku në një spital apo qendër trajtimi.
Pak a shumë e njëjta pamje u përsërit në një hark kohor prej dy ditësh: Këtë radhë ishin dy motra, në moshën e pjekurisë, të cilat u shfaqën në ekran nën zinxhirë. Diagnoza e të lidhurave ishte e njëjtë: sëmundje mendore. Diagnoza e lidhësit ishte gjithashtu e njëjtë: baba, pa rrugëdalje nga fatkeqësia. Konteksti shoqëror rezultonte gjithashtu i njëjtë: në krah të pamjeve të të lidhurave me zinxhirë, gazetat jepnin lajmin e protestave të opozitës për hapjen e kutive të 28 qershorit.
Vetëm parahistoria e sëmundjes ndryshonte: djaloshi fatkeq kishte pak vjet nën kllapat e zinxhirëve, dy motrat më shumë se dy dekada, ndërsa kutitë janë nën zinxhirë prej katër muajsh.
Një sëmundje mendore në një fshat të humbur të Shqipërisë Veriore apo Qendrore nuk përbën kurrsesi një lajm. Edhe në këto zona njerëzit mund të sëmuren prej gjithfarë sëmundjesh: gripi i njerëzve, gripi i shpendëve, gripi i derrave, reumatizma, e gjithfarë llojesh të tjera. Njerëzit nuk bëhen kuriozë kur dëgjojnë që në zonat me sëmundshmëri të lartë nuk jepen shërbimet e duhura ngaqë mjekët dhe profesionistët përkatës mund të mungojnë. Shqiptarët e varfër dëgjojnë me qetësi prej aristokratësh edhe lajmet për arrestimet e mjekëve abuzues dhe antinjerëzorë. Shqipëria është një vend i varfër, në tranzicion, me probleme dhe mungesa gjithfarësh. Asnjë qeveri, as më e mira e mundshme, nuk do të mundej të sillte menjëherë recetat për shërimin e sëmundjeve që Shqipëria i prodhon vetë, me kapriçiot e saj origjinale. Por zinxhirët në duart dhe këmbët e fatkëqijve të sëmurë mendërisht dëshmojnë se shoqëria vetë është mbërthyer nga zinxhirë të rëndë, të cilët kanë kryqëzuar psikikën e saj. Prindërit që jetojnë në mizerie në periferitë e rretheve të largët, në vetminë, dhimbjen, paditurinë dhe mungesën e aksesit detyrohen t‘u bien shkurt halleve që kërkojnë kohë, durim, profesionalizëm, burime financiare dhe solidaritet njerëzor. Prandaj, as zinxhirët në kutitë e votimit apo "kutitë e tjera të Pandorës" në Shqipëri nuk përbëjnë më lajm, të paktën për ne shqiptarët.
2.
Djaloshi me kasketë i lidhur prej këmbës së hekurt të krevatit atje në fshatin e largët na tregoi të gjithëve se reformat që po zhvillohen në Shqipëri nuk kanë në qendër njeriun dhe qytetarin, por skemat e kopjuara të ristrukturimeve rutinore, të huazuara nga kushedi se ku. Skemat dhe buxhetet u provuan se qëndrojnë përmbi njerëzit dhe komunitetet. Nuk mendoj se ky rast është një episod i izoluar. Jam i bindur se qindra fatkëqij, në periferitë e vendit ku nuk kanë shkelur kurrë mbledhës votash, gazetarë, OJQ lokale apo ndërkombëtare, reporterë të KE-së, BE-së, OSBE-së apo mjekëve ose farmacistëve pa kufi, përpëliten të izoluar në fatin e tyre. OJQ-të bëjnë parada mediatike dhe konkurrojnë në ekrane, por jo në terren. Shoqëria civile vepron në një rreze jo më shumë se dy kilometra nga "Sheratoni". Seminaret e pafund vazhdojnë ende të trajnojnë trajnerët dhe nuk e dimë se kur do u vijë radha ndërhyrjeve në jetën e njerëzve. Romët e Shqipërisë shikojnë me qesëndi sesi në sallonet luksoze debatohet për ta dhe shqyhen gazit. Romët vetë kanë ecur më shpejt se sa perceptimi i shoqërisë për ta. Qindra jetë njerëzore rrezikojnë të humbasin se nuk marrin shërbimet elementare jetësore, nuk kanë lidhjet e nevojshme shoqërore e komunitare. Por më kryesorja, se thjesht nuk dinë ku e si t‘i kërkojnë këto shërbime. Njeriu jeton i shkëputur nga të tjerët dhe të tjerët nuk duan t‘ia dinë për njeriun. Thjesht, komuniteti nuk funksionon. Dhe nuk funksionon, sepse shteti, i ekzaltuar pas politikave globaliste, europaiste dhe liberiste, ka harruar që Europa është një bashkësi qytetarësh dhe jo kasafortë EURO-sh. Që Europa është një sistem vlerash dhe jo një aritmetikë numrash. Që kontinenti i vjetër është një terren mundësish e solidariteti dhe jo xhungël të fortësh. Ligjet shqiptare janë përshtatur me ato europiane dhe atlantike për të rregulluar kontrollin e hapësirave qiellore, por ato rrezikojnë të harrojnë njerëzit që jetojnë në tokë. Shqiptarët trajnohen si negociatorë për zgjidhjen e konflikteve globale, por rrezikojnë të harrojnë normat që rregullojnë jetën e banorëve të shkallës, lagjes dhe fshatit.
3.
Dy motrat e zinxhirosura rrëzuan si një lodër fëmijësh në rërën e plazhit konstruksionet ligjore dhe terminologjinë e ngatërruar për barazinë gjinore në Shqipëri. Nuk është e tepërt që gratë dhe vajzat të jenë me tepricë në qeverisje, ekrane, reklama dhe shoqërinë civile. Por numrat dhe përqindjet, sado joshëse të duken, janë ndonjëherë të rrezikshme, sepse përmbajnë embrionin e shndërrimit të grave dhe vajzave në shifra e indikatorë. Klasa politike shqiptare nuk e ka lënë pa kryer detyrën e saj se nuk arriti të shpjerë dot në Kuvend tridhjetë apo dyzetë gra dhe vajza, as sepse në qeveri ka vetëm një grua. Klasa politike duhet të turpërohet, sepse për njëzetë e dy vjet rresht, dy qenie njerëzore që, me pak më tepër kujdes njerëzor dhe mjekësor, sot mund të ishin dy mësuese ose edhe thjesht dy bujkesha të nderuara e të kënaqura. Dhe dy nëna të dhembshura. Dy nëna, dy qytetare, dy të sëmura më pak janë një pasuri për shoqërinë. Por shoqëria jonë nuk është mësuar t‘i bëjë llogaritë në këtë mënyrë. Ajo vepron me numra dhe përqindje. U rritën pagat dhjetë për qind! U shtua buxheti njëzetë për qind! U shtuan gratë deputete njëzetë e dy pikë shtatë për qind! U numëruan votat mirë në gjashtëdhjetë e gjashtë për qind stacione numërimi dhe keq ose shumë keq në tridhjetë e tre për qind! Shoqëria harron se pas përqindjeve të vogla dhe inferiore fshihen problemet dhe dilemat e mëdha të saj. Sociologjia pozitiviste, pasi e ndjeu se po e tepronte me numrat dhe përqindjet, i plotësoi analizat numeriko-sasiore me analizat cilësore dhe depërtimin përtej statistikave, në thelbin e dukurive të jetës shoqërore. Të njëjtin veprim bëri edhe shoqëria perëndimore, nëpërmjet reformimit të vetvetes dhe politikave të saj, duke vendosur në qendër të programeve e matricave të zhvillimit vlerat themelore të shoqërisë. Kjo filozofi e re e ndihmon shoqërinë të parandalojë në kohë patologjitë sociale, politike, ekonomike e kulturore. Në këtë mënyrë, ofiçina e shoqërisë nuk i ngjan më një servisi automjetesh me defekte, por një fabrike trajnimesh, idesh dhe reformash për të shmangur rënien në humnerat e papritura e të panjohurave të zhvillimit social.
4.
Episodet e zinxhirëve, në dukje të shkëputura të jetës rurale, kanë zgjatimet e tyre në jetën urbane të shoqërisë. Lëvizjet masive të popullsisë drejt periferive të qyteteve përmbajnë në vetvete, përveç embrioneve të urbanizmit të popullsisë fshatare, edhe rrezikun e ruralizimit të asaj qytetare. Në ndeshjen midis dy kulturave, mentaliteteve, proceseve dhe stileve të jetës, fitorja e novatores është e natyrshme dhe e pritshme, por jo gjithmonë e garantuar.
Po më e keqja është se zinxhirët në duart dhe këmbët e fatkëqijve ngjajnë me zinxhirët në trupin e shoqërisë, madje më keq akoma, në psikikën e saj. Por, me një ndryshim: ndërsa babai fatkeq i përdor zinxhirët nga padituria dhe dëshpërimi, zinxhirët e shoqërisë janë tregues i lidershipit të falimentuar të saj. Lideri i familjes gjeti një zgjidhje teknike, duke e bërë sëmundjen të padëmshme për të tjerët. Lidershipi politik i bie gjatë për të mos e gjetur kurrë zgjidhjen dhe për ta bërë sëmundjen sa më të dëmshme për të gjithë.