Bakiu: Arsyet e qeverisë për shtyrjen e gjyqit, humor i zi
Shtyrja e seancës gjyqësore ka sjellë edhe reagimet e para nga ana e të interesuarve për hedhjen poshtë të këtij ligji. Një prej tyre është edhe Besnik Bakiu, kryetar i Shoqatës së Policëve të Liruar, i cili e ka quajtur arsyen e shtyrjes një shfaqje tragjikomike.
Zoti Bakiu, Gjykata Kushtetuese shtyu gjyqin për shqyrtimin e kërkesës suaj, cili është komenti juaj për këtë shtyrje?
Fillimisht dua të shpreh konsideratën time dhe të organizatës që unë përfaqësoj për kompetencën, seriozitetin dhe solemnitetin e kësaj gjykate, megjithëse hodhi poshtë kërkesën tonë të parë për pezullimin e efekteve të këtij ligji. Arsyeja e shtyrjes është banale dhe fyese, siç është e gjithë procedura e miratimit të këtij ligji, nga përgatitja e draftit deri te dekretimi i Presidentit. Sinqerisht, arsyeja e shtyrjes së këtij gjykimi ishte sa për të qarë aq edhe për të qeshur, një shfaqje tragjikomike, madje do ta cilësoja pa frikë humor të zi, se kemi të bëjmë me mbijetesën ekzistenciale të një numri të konsiderueshëm të shtetasve shqiptarë, që kanë dhënë jo pak për këtë shtet. Akoma nuk më besohet pse u shty. Këshilli i Ministrave kishte kërkuar shtyrjen e gjykimit për arsye objektive?! Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk kishin sjellë përfaqësuesit e tyre?!
Po për Kuvendin, që kërkoi kohë për studim?
Personalisht u ndjeva shumë keq për këto turpe, vetëm të tilla mund t‘i quash butësisht, para përfaqësuesve të organizmave të huaj euroatlantikë që ishin pjesëmarrës në këtë seancë. Këta anonimë të shoqërisë shqiptare, por të veshur me pushtet, ku e gjejnë këtë kurajë të mos paraqiten në Gjykatën Kushtetuese, kur kërkojnë vetë të jenë palë e interesuar. Këta dallkaukë e kishin pa limit kohën për t‘u përgatitur për mbrojtjen e këtij ligji, nëse mund ta quajmë të tillë, pasi e kishin mbrojtur në të gjitha institucionet ligjvënëse të shtetit shqiptar. Dukej sikur imzot Fan Noli e kishte shkruar për sot dhe për ta "Marshin e Barabait": "O i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,/ Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju / Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru, / Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Sipas mendimit tënd, si i vlerësoi gjykata këto pretendime?
Më vjen keq, por mund të quhen pretendime këto broçkulla? Gjykata, me shumë kulturë e xhentilesë, i quajti të pajustifikuara, por ishte e detyruar ta shtynte seancën për të zbatuar parimin e konfliktualitetit. Nuk mund të zhvillohet një ndeshje futbolli pa qenë në fushë dy ekipe. Siç duket, këtë radhë gjykata e toleroi një ekip, të mos harrojmë që tolerohet i dobëti për mospjesëmarrje, por radhës tjetër në rast mosparaqitje ndeshja fitohet aforfe. Për seriozitet dhe solemnitet të gjykatës, nëse nuk ishin të aftë të gjenin argumente të pranueshëm, jo ata që paraqitën, sinqerisht do t‘u kishim sugjeruar argumente më dinjitozë.
A i justifikoni këto pretendime?
Kësaj i thonë që shteti, përveç bukëshkalë e i pabesë, të del edhe gënjeshtar dhe frikacak. Pasi miraton një ligj shumë të diskutueshëm nëpërmjet një procesi legjislativ të parregullt, antikushtetues dhe jo transparent, urdhëron zbatimin e tij po në mënyrë antiligjore, duke përkeqësuar në mënyrë skandaloze trajtimin financiar, ekonomik, e moral të punonjësve të agjencive ligjzbatuese; gjen kurajën dhe nuk të paraqitet fare në ballafaqim ligjor. Shtyrja e kësaj seance më kujtoi përditshmërinë e këtij fenomeni, shtyrjen e gjyqeve ndaj bandave kriminale me pretekste nga më ordineret edhe për intoksikim nga kafja. Zoti na ruajt nëse nuk na toksikohen nga kafja seancën tjetër, përfaqësuesit e shtetit, tek i cili unë paguaj taksat. Në përfundim gjej rastin të përgëzoj ngrohtësisht Ministrinë e Brendshme, e cila me dinjitet nuk ishte palë në këtë gjyq.