Vdekja e tatimorit, nga një goditje me grusht
E godet me grusht, duke e hedhur në një kanal me ujë dhe më pas e lë të vdesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Memelisht të Pogradecit, kur 36-vjeçari Florian Baci, pasi ka pirë në një lokal me Ilirjan Seitllarin, ka dalë jashtë barit dhe janë grindur për motive të dobëta. Aty mësohet se Baci e ka goditur viktimën me grusht në syrin e majtë dhe e ka hedhur më pas në një kanal me ujë në anë të rrugës nacionale, aty ku ai ka gjetur edhe vdekjen e është gjetur vetëm sot në orët e para të mëngjesit. Policia tha se u kryen veprimet procedurale për veprën penale të "Vrasjes", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.
Ju.Dh.
Ju.Dh.