E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalonte lumin në këmbë, rrezikon jetën

Një person ka rrezikuar seriozisht jetën pasditen e djeshme, teksa ka qenë duke kaluar lumin Kri, në periferi të qytetit të Shkodrës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë bërë të mundur ta nxjerrin në kohë 42-vjeçarin Vitor Gjeta, i cili rreth orës 16:00 të së enjtes ka mbetur i izoluar në një ishull në mes të lumit, për shkak të një shtimi të papritur të prurjeve. Disa banorë të zonës kanë lajmëruar policinë për situatën e krijuar dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e specializuara të FNSH-së, që pas dy orëve operacion kanë mundur të nxjerrin nga uji 42-vjeçarin, i cili rrezikohej të mbytej nga lumi.

Ar.Ho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›