Demonstrata, Panela në Tiranë për takime urgjente
TIRANE- Kryetari i Partisë Radikale në Itali, Marko Panella dhe deputeti i po kësaj partie Mateo Mecacci, relator në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut do të jenë sot në Tiranë për një sërë takimesh me eksponentë të partisë socialiste por jo vetëm-
Për Marko Panellën kjo nuk është vizita e parë e tij. Lideri i Partisë Radikale në Italia u gjend në Tiranë në maj të vitit të kaluar për të takuar militantët dhe deputetët socialistë të cilët kishin hyrë në grevën e urie për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të 2009.
Mes takimeve të parashikuara është ajo me ish kryeministrin socialist Pandeli Majko dhe deputeten Ermelinda Meksi, të dy anëtarë të Partisë Radikale. Gjithashtu është parashikuar një takim em kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Eugen Wollfarth. Në faqen online të kësaj partie mësohet se dy eksponentët e politikës italianë kanë kërkuar dhe një takim me kryeministrin Sali Berisha, por nuk bëhet e ditur nëse ky takim është pranuar nga kreu i qeverisë shqiptare.
(s.g/agenziaradicale/ BalkanWeb)