E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr i fuqishëm në tregun industrial të Kukësit

Një zjarr i fortë përfshiu mëngjesin e sotëm tregun industrial të Kukësit, duke shkrumbuar disa godina dhe dyqane të mbushura me mallra industriale. Ndërkohë flakët përfshinë tërësisht edhe një ndërtesë dykatëshe e cila shërbente edhe si godine banimi. Zjarrfikësit e Kukësit punuan për të evituar përfshirjen nga flaket edhe të një pallati pranë tregut, banorët e të cilit u larguan me shpejtësi për shkak se flakët mbërrinin deri tek dritaret e banesave të tyre. Dy mjetet zjarrfikëse të qytetit të Kukësit e kanë të pamundur të vënë nën kontroll flakët e forta. Ata janë mbështetur edhe nga vetë tregtarët, që me mjete rrethanore janë përpjekur të shpëtojnë dyqanet e tyre nga djegia. Ende nuk ka një arsye të këtij zjarri të beftë që shkaktoi dëme të mëdha materiale. Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila me shuarjen e flakëve pritet të nisë edhe hetimin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›