Viktima në punë/ Humb jetën pasi bie nga skela

Një 45 vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën pak minuta më parë aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një objekti. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, Fatbardha Çelepia, tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit, në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”, kur shtetasi Bledush Hoxha, banues i fshatit Golem, në rrethin e Shkodrës, ndërsa ishte duke punuar për ndërtimin e një objekti, u rrëzua nga skela, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Forcat e policisë ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po bëjnë hetimet rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike. Ndërkohë, mësohet se policia ka shoqëruar në komisariatin e Shkodrës drejtuesit e firmës së ndërtimit për të dhënë spjegimet e duhura rreth kësaj ngjarje që i mori jeten 45 vjeçarit Hoxha.
...