E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, asgjësohen 5826 rrënjë bimë narkotike

Policia e Shkodrës në kuadër të masave për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike ka kryer një aksion në orët e para të mëngjesit të sotëm ku si rezultat u bë asgjësimi me anë të djegies i 5826 rrënjëve bimë narkotike. 

SHKODER- Asgjësohen 5826 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, në fshatin “Mazrek” dhe ‘Shpor’ të Komunës Gur i Zi në Shkodër. Policia e Qarkut , në bashkëpunim dhe me Repartin e F.N.SH-së, në kuadër të masave për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike ka kryer një aksion në orët e para të mëngjesit të sotëm ku si rezultat u bë asgjësimi me anë të djegies i 5826 rrënjëve bimë narkotike.

Aksioni u krye në disa zona në vendin e quajtur “Shpor” ku u gjetën 4 parcela me 1350 rrënjë kanabis, në “Gjetkukaj” 2 parcela me 1700 rrënjë, në “Fusha e Qerpikut” 1 parcelë me 1700 rrënjë, në “Qaf Manza” 4 parcela me 446 rrënjë dhe në “Viziman” 4 parcela me 630 rrënjë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që janë kultivuesit e këtyre bimëve narkotike.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›