Zjarr në Korçë, mbërrijnë 2 avionë nga Greqia
Një vatër e madhe zjarri ka rënë sot në rrethin e Korçës. Flakët e zjarrit kanë përfshirë disa hektarë të mbjella me lajthi dhe nga zjarri, rrezikon të digjet edhe pylli i Çardhakës.
Për shuarjen e këtij zjarri, është kërkuar ndihmë nga shteti grek, i cili ka sjellë 2 avionë. Këta avionë të mbërritur nga Greqia po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.
Ndërkohë ditën e sotme, dy vatra të tjera zjarri janë shfaqur në Gjirokastër dhe Përmet. Zjarrëfikset kanë punuar për shuarjen e këtyre zjarreve.