E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshohen 3 drejtues të policisë së Tiranës, motivacioni jo zyrtar

TIRANË- Ndryshime në postet e drejtuesve të policisë së Tiranës. Burime të policisë së kryeqytetit kanë konfirmuar lajmin e disa ndryshimeve në radhët e drejtuesve.

Kështu drejtori aktual i policisë rrugore Fatos Kokalari do zëvendësohet në detyre nga nga Ali Allaraj. Kokalari kalon në një tjetër detyrë si shef i njësisë rrugore në Vlorë.

Edhe komandanti aktual i trafikut rrugor Fatjon Alla do të zëvendësohet në detyrë nga Valmir Nikolla.

Një tjetë ndryshim është bërë edhe në sektorin ekonomik të policies. Drejuesi i këtij sektori Atmir Osmani do të zëvendësohet nga Robert Shehu.

Edhe pse nuk ka motivacion zyrtar për këto ndryshime, mësohet se të tjera ndryshime priten në Policinë e Tiranës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›