E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Lure digjen dhjetera hektare halore

Një zjarr i fuqishëm vazhdon prej disa ditësh në Parkun Kombëtar të Lurës. Deri tani janë përshkruar nga zjarri 10 hektarë halorë dhe janë djegur totalisht mbi 6 hektarë. Dy vatra zjarri të tjera janë shfaqur në pyjet e Qafë Murrës. Po ashtu edhe një vatër zjarri është shfaqur në pyjet e Martaneshit. Drejtoria e shërbimit pyjor ka kërkuar ndihmën e njësive vendore dhe banorëve të zonës por aktualisht nuk është marrë asnjë masë për të lokalizuar dhe shuar flakët e zjarrit që kanë përfshirë parkun kombëtar të Lurës. Zjarret janë të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta dhe po përhapen në pjesë të tjera të parkut kombëtar duke djegur sipërfaqe të tëra me halorë.

Shuhen zjarret në fshatin Gërbllesh pas 48 orësh
Shuhen zjarret, që prej mbi 48 orësh kishte rënë shumë pranë fshatit Gerbllesh, në komunën Ndoq. Gjatë orëve të para të mëngjesit u riaktivizuan disa vrata zjarri, të cilat kërcënuar ripërhapje më të gjerë. Banorët rrëfejnë se pas ndërhyrjes së tyre, gjendja u kthye në normalitet.

Një ditë më parë ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë, që evituan që zjarri që ra të shtunën e kaluar, të përfshinte edhe shtëpitë e fshatit.

Banorët besojnë se zjarri nuk ishte aksidental. Si pasojë e zjarrit, janë djegur rreth 4 hektarë tokë të mbjella me qindra rrënjë ullinj. Ata rrëfejnë se dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›