Burg per autoret e grabitjes se argjendarise ne Fier

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy autorët e grabitjes me armë të argjendarisë në qendër të qytetit. Për Armando Mitën është dhënë masa e arrestit burg pa afat . Ndërsa për Ervin Fejzullain gjykata vendosi masën 30 ditë burg . Avokatët e dy të pandehurve kanë pretenduar se provat kanë qenë të pamjaftueshmë për këto masa sigurie që pretendoi prokurori dhe si dhe e dha gjykata. Ata pretendojnë gjithashtu se arrestimi ka qenë i paligjshëm për mungesë të provave. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa mësohet se për njërin prej të pandehurve që është Ervin Fejzullai policia ka paraqitur prova të pakundërshtueshme që implikojnë atë në grabitjen me armë të argjendarisë. Dy autorët akuzohen për vjedhjen e 2 kg flori me maska dhe armë të argjendarisë në qendër të qytetit me 5 korrik të këtij viti.