Tirane goditet grupi kriminal i vjedhjeve pranga 3 personave

Policia e Tiranës ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal, që ushtronte vjedhje të qytetarëve, duke vënë në pranga tre persona. Dorian Beqir Alia, 20 vjec, banues në Tiranë, R. K, 16 vjeç dhe A.Hasandocaj, 17 vjeç, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar së bashku një sërë vjedhjesh të disa shtetaseve, kryesisht të varëseve dhe çantave, në kohë e periudha të ndryshme.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera janë evidentuar edhe argjendaritë ku janë shitur sendet e vjedhura nga autorët.
Aktualisht, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Policinë Tatimore po punojnë intensivisht për të dokumentuar tërësisht vjedhjet e kryera nga ky grup kriminal dhe evidentimin e të gjitha pikave të shitjes (argjendaritë) të sendeve të vjedhura.
Gjithashtu policia e Tiranës ka arrestuar edhe dy persona për armëbajtje pa leje, ndërsa u arrestua shtetasi Adrian Shkëlqim Myrto, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet si bashkëautor i tentativës së vrasjes së shtetasit K. H ngjarje kjo e ndodhur pranë kopshtit botanik.
Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e policisë së Shtetit Klejda Plangarica informoi për arrestimet, masat dhe kontrollet në të gjitha qarqet e vendit. Ajo deklaroi se vetëm gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë organizuar një sërë operacionesh policore duke bërë të mundur procedimin e 89 personave të akuzuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Ndërkohë masa janë marrë dhe në drejtim të sigurisë rrugore dhe menaxhimit të trafikut në akset kryesore rrugore dhe në akset rrugore që të çojnë drejt plazheve.