E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per here te pare konvikt per te dashuruarit

Të dashuruarit që do të akomodohen në Qytetin Studenti këtë vit do të kenë një godinë të veçantë. Dhomat në godinën që mban numrin një e që po i nënshtrohet rikonstruksionit, ndryshe nga të tjerat do të kenë tualete e dushe dhe ngrohja do të realizohet nëpërmjet paneleve diellore. Për një dhomë të tillë një çift studentesh duhet të paguajë 24 mijë lekë të reja çdo muaj.

Të parët që do të sistemohen në 45 dhomat e godinës numër 1 janë ato çifte që kanë bërë një kërkesë të tillë vitin e shkuar akademik.

Gjithashtu janë bërë gati për të pritur studentët, sipas drejtorit Brovina edhe 70% e dhomave në godinat e tjera, në të cilat këtë vit do të sistemohen rreth 6300 të rinj, ku 1800 prej tyre do të jenë studentë të vitit të parë.

Regjistrimet për të qenë banorë të Qytetit Studenti regjistrimet do të jenë të hapura sapo të nisë viti i ri akademik. Ndërkohë që tarifa do të mbetet e njëjtë, 40 mijë lekë të reja për të gjithë vitin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›