E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, dy te vdekur dhe tre te plagosur

Dy aksidente tragjike kane ndodhur diten e djeshme ne Korce dhe Fushe-Kruje, me pasoje dy te vdekur dhe tre persona te plagosur. Ngjarja e pare ka mbetur ende pa autor, pasi shoferi eshte larguar me makinen pasi goditi per vdekje nje person qe udhetonte me biciklete, kurse aksidenti i dyte ka ardhur pas perplasjes se dy makinave dhe per fat te keq ka humbur jeten nje prej drejtuesve, deri mbreme ende i paidentifikuar. Policia e Korces nisi hetimet per “shkelje te rregullave te qarkullimit dhe “largim nga vendi i ngjarjes”, pasi ne aksin Korce-Boboshtice, ne vendin e quajtur karburanti i “Mihallarve”, kur nje mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me vdekje Adriatik Callo, 42-vjec, banues ne fshatin Barc, qe udhetonte me biciklete. Ngjarja e dyte ka ndodhur dje ne mesdite ne aksin Tirane-Fushe-Kruje. Perplasja ne Arameras, e nje kamioni te tonazhit te rende, me nje autoveture me targa te Kosoves, ka shkaktuar vdekjen e drejtuesit te vetures dhe plagosjen e tre te tjereve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›