E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret djegin dy shtëpi në Tepelenë, situatë alarmante edhe në Pukë

Tepelenë – Situata e zjarreve në vend është përkeqësuar ndjeshëm, pasi një zjarr i rënë në pyjet e Tepelenës, ka shkrumbuar edhe dy banesa në fshatin Zhapolik.

Sipas burimeve zjarrfikëse zjarri ishte shuar para disa ditësh, por ai është riaktivizuar sot dhe ka përparuar me shpejtësi në drejtim të fshatit. Për shkak të erës është djegur fillimisht jë banesë e banuar, ndërsa më pas ka marrë flakë edhe një shtëpi e vjetër e pabanuar.

Zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e flakëve, ndërsa anëtarët e një familjeje kanë mbetur në qiell të hapur.

Situata shihet alarmante edhe në Pukë, pasi për shkak të erës së fuqishme flakët po përparojnë me shpejtësi dhe zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë. Më problematike shihet gjendja në kodrat përreth fshatit Luth, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve.

Zjarre ka patur edhe në kryeqytet, pasi janë evidentuar tre vatra zjarri. Një në zonën e Kombinatit, një në Farkë dhe një tek ish- fusha e Aviacionit. Forcat zjarrfikëse bëjnë me dije se janë djegur disa shkurre dhe më pas flakët janë vënë nën kontroll.

Po sot është përkeqësuar situata  edhe në qytetin e Librazhdit, pasi zjarri i rënë në fshtin Borovë po shkrumbon me dhjetra hektarë pyje.

Problemae ka edhe në kodrat e Dhërmiut në jug të vendit, pasi kanë mbetur pa energji elektrike e gjithë zona bregdetare.

CEZ ka deklaruar sot se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e zjarrit që vijon me intensitet të lartë. Bëhet e ditur se është shkëputur për shkaqe sigurie, linja e cila furnizon Dhërmiun dhe Palasën.
Zjarri në Kodrën e Dhërmiut është aktivizuar ditën e sotme, ndërkohë që forcat e armatosura kanë shkuar ne ndihmë të forcave lokale për të vënën ënën kontroll zjarrin.

Ministria e Mbrojtjes ndërkohë bën me dije se situata e zjareve aktualisht është problematike, me 15 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, për të cilat po punohet me intensitet për shuarjen e tyre.

Situate aktuale:

Qarku Dibër: Gjatë ditës së sotme vazhdojnë të jenë 6 vatra aktive zjarri. Në ekonominë pyjore Lura 1, në vendin e quajtur Zhavori, në Parkun Kombëtar Lura 2, në vendin e quajtur Fusha e Pelave, në Pllaut-Qafë Murrë, në pjesën veriore të kësaj ekonomie, në Zall-Gjoçaj, në vendin e quajtur Kodra e Tollës, në rrethin e Matit, në Malin e Bejinit dhe në Shupenzë. Zjarret janë nën kontrroll dhe vijon puna për fikjen e tyre.

Qarku Kukës: Ka 2 vatra zjarri në në fshatin Zapod, komuna Zapod si dhe vatra e zjarrit në Qafë Kom, të cilat janë të izoluara dhe nën kontroll. Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna për fikjen e plotë nga forcat e policisë pyjore, forcat zjarrfikëse dhe komuniteti.

Qarku Lezhë: Ka 1 vatër aktive zjarri, në komunën Kthjelle.

Qarku Shkodër: Ka 5 vatra aktive zjarri në rrethin e Pukës. Në pyllin mbi fshatin Gojan-Gjegjan, 2 vatra në Iballë dhe 2 vatra në Qerret. Ndërsa vatra e zjarrit pranë Thethit u shua plotësisht.

Qarku Vlorë: Gjatë ditës së sotme u shfaq një vatër zjarri në fshatin Dhërmi. Forca të PMNZH-së Vlorë, kanë shkuar në ndihmë të forcave lokale dhe po punojnë për vënien e plotë nën kontroll dhe fikjen e zjarrit.

Qarku Elbasan: Nuk ka vatra zjarri aktive. Vatra që u shfaq në mëngjesin e sotëm në komunën Përparimaj u shua nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave të PMNZH-së.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›