E Diel, 1 Nëntor 2026

Mos blini produkte në rrugë, tregtohen jashtë kushteve higjeno- sanitare

Tiranë- Drejtoria e Shëndetit Publik u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes nga produktet që shiten në rrugë, pasi ato tregtohen jashtë kushteve higjeno- sanitare.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Shëndetit Publik ka ndërmarrë një aksion për të ndaluar shitësit ambulantë, pasi produktet e rrugës mund të përmbajnë sasi të shumta mikrobesh të krijuar nga mungesa e higjenës.

Sipas drejtorit të Shëndetit Publik, Mhill Gecaj, blerësit duhet të kenë kujdes edhe me produktet që blejnë në dyqane, pasi duhet të kontrollojnë datën e skadencës.

“Të gjithë qytetarët duhet të bëjnë kujdes nga të gjithë tregëtarët ambulantë dhe produkte të tjera të cilat janë të pakontrolluara dhe të paçertifikuara dhe me problem që kanë të bëjnë me datat e skadencës,- tha ai.

Më tej ai ka thënë se inspektimet do të vijojnë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit, pasi temperaturat e larta shkaktojnë prishjen e produkteve dhe më pas ato janë burim helmesh për njerzit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›