Fier, vret me armë ish-vjerrin, më pas edhe veten

Divorci i vështirë i një familje në Seman të Fierit ka përfunduar pas dy vitesh betejë në mënyrën më tragjike të mundshme. Dhëndri 40-vjeçar i familjes Koçi, baba i dy fëmijëve duke mos pranuar lehtësisht ndarjen me ish-gruan e tij ka zgjedhur rrugën më të dëshme për të gjetur zgjidhje.
Gentian Nushi në kushtet e debatit me vjehrrin e tij për disa vite ka marrë armën e gjahut që mbante në shtëpi dhe ka vrarë babain e ish-gruas Miço Koçi brenda në banesën e tij. Dhe pasi ka kryer krimin disa metra më tutje ka shkrehur sërisht armën këtë herë drejt vetës duke i dhënë fund jetës.
Ngjarja ndodhi paraditen e se enjtes në një zonë të qetë të Semanit ku pas krismave të armëve ka pllakosur tragjedia në familjen e shpërbërë prej dy vitesh. Një histori e gjatë me debate mes dhëndrit dhe familjes së ish gruas që ka nisur me kërkesën për divorc të gruas së autorit të ngjarjes Gentian Nushi. Me dy fëmijët në mes të kësaj ndarje, Nushi nuk e ka pranuar divorcin edhe pse sipas dëshmitarëve ka qënë ai që ka nisur historinë duke e braktisur herë pas here bashkëshorten.
Në dy vjet mardhëniet mes dy familjeve kanë pasur ulje ngirtjet që sjell procesi i divorcit. Ish-bashkëshortja e Nushit ndërsa kishte nisur procedurat e ndarjes bashkë me fëmijët është zhvendosur në Greqi dhe kjo gjë nuk është pranuar nga bashkëshorti që kërkonte kujdestarinë e fëmijëve. Mardhënia është acaruar ditet e fundit që ka cuar dhe në krimin e dyfishtë. Tashmë dy familjet që jetojnë me dyert përballë njëra-tjetrës nga një miqësi e nisur me lumturi kanë përfunduar me dyert e mbyllura të zisë.