E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta ndaj krimit, Nishani raporton në komisionin e sigurisë

Ministri i Bredshëm Bujar Nishani, Ministri Nishani ka raportuar sot në Komisionin e sigurisë në lidhje me masat e ndërmarra kundër krimit të organizuar gjatë vitit 2011.
 

Gjatë fjalës së tij ninistri Nishani gjatë deklaroi se vetëm në vitin 2011 janë evidentuar 653 raste për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike ndërsa janë proceduar 962 persona për këtë vepër penale
 

Ai ka theksuar se janë goditur 48 grupe kriminale dhe janë kryer 29 operacione ndërkombëtare ndërsa nënvizoi si sukses së policisë evidentimin e 91 rasteve të trafikimit të qënieve njerëzore vënien në prangat e policies të 129 personave.
 

“Gjatë vitit 2011 ka pasur 47 raste të hetimit të aseteve kriminale dhe vlera e pasurisë së sekuestruar është 1 miliard e 828 milion lekë. Gjithashtu janë shënuar 2065 raste në hetimin e krimit financiar ndërsa për pastrim parash janë shënuar 86 raste dhe janë kapur 132 autorë” ka theksuar më tej Nishani.

Ministri Nishani ka theksuar më tej se Shqipëria nuk është më vend i origjinës së kalimit ilegal të kufirit, por tranzit ndërsa shtoi se është minimizuar kalimi ilegal i kufirit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›