E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në anijen cisternë, 2 viktima, 1 i zhdukur

DURRËS- Se paku dy persona kane humbur jeten dhe nje tjeter  raportohet i zhdukur nga mbytja e anijes cisterne, pak kohe pasi ajo u perfshi nga flakët, 6 milje larg portit te Porto Romanos.

Ne spitalin e Durresit 12 pjesetaret e ekuipazhit, kryesisht turq jane nen kujdesin e  mjekeve per shkak te gjendjes pas ngjarjes se rende.

Me heret, Drejtori i Drejtorise Detare, Gazmend Tahiri ka bere me dije se nga ekuipazhi kane mbijetuar 12 persona, nderkohe qe nje ka mbetur viktime dhe dy te tjere jane te zhdukur.

Mësohet se anija mbante një flamur panamez, ndërsa kapiteni i saj është slloven, nderkohe qe firma që ka në pronësi anijen quhet Gesan Saygi Denizcilik me qendër në Turqi. Ekuipazhi i anijes cisterne përbëhej nga 3 turq, 3 ukrainas, mes të cileve 2 femra dhe 9 azerbajxhanas. Dhe kapiteni i anijes dyshohet të jetë turk.

Anija ka qenë e ngarkuar me naftë dhe ka shkarkuar ngarkesen ne port vetem tre dite me pare. Sot anija kishte marre rrugen e kthimit ne drejtim te Italise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›