E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, plagosen nënë e bir, autore nusja e djalit

LAC-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Kurbin. Nënë e bir, Baftjar Tuka 52 vjec dhe Behare Tuka 80 vjec janë plagosur me armë zjarri dhe si autore dyshohet nusja e djalit, një 52 vjecare, emri I të cilës ende nuk bëhet i ditur.
Ngjarja ka ndodhur në banesë dhe dyshohet se shkak ka qënë një grindje mes familjes. Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak në Tiranë, ndërsa policia ka rrethuar banesën për të kapur autoren e ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›