Interi kërkon mesfushorin e Realit Fernando Gago
MILANO- Fernando Gago është objektivi kryesor i Interit në merkaton e muajit janar, në tentativë për të zëvendësuar mungesat e shumta si rrjedhojë e dëmtimeve. Mesfushori argjentinas i Realit të Madridit nuk po gjen shumë hapësira në skuadrën që drejtohet nga Manuel Pelegrini dhe dëshiron të largohet. Interi ndodhet në emergjencë për shkak të lojtarëve të shumtë të dëmtuar dhe Murinjo pret një tjetër sforco nga presidenti Morati. Vlera e Gagos llogaritet rreth 15 milionë euro dhe në betejë për të ndodhet edhe Mançester Siti i Roberto Mançinit. Ndërkohë, dy alternativat e tij janë Kolarov dhe Ledezma, të dy futbollistë të Lacios. Lotito kërkon 15 milionë euro për mbrojtësin serb dhe 5 milionë për argjentinasin, kështu që tratativa duket më e komplikuar. Ndeshja e radhës në kampionat e Interit është ajo kundër Barit ditën e shtunë, ndërsa pas dy javësh zikaltërit do të luajnë derbin me Milanin. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)