E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vizat” Merkel: Shqipëria ka ende shumë probleme

BERLIN- Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaron se Shqipëria ka ende probleme para se të përfitojë liberalizim vizash. Komentet në fjalë, Merkel i ka bërë në një takim me një nga presidentët e Republikës së Bosnjës, Zeljko Komsic, duke i bërë të qartë se Bosnja është shumë larg perspektivës europiane dhe liberalizimit të vizave nëse nuk ndërmerr reforma radikale. “Standardet europiane janë tepër të qarta, ka progres por ende duhet shumë për të bërë. Ju e shihni me Serbinë që bëri progres, ndërsa Shqipëria ka ende mjaft probleme sipas pikëpamjes tonë. Ne këmi dëshirën e mirë ëpr këtë proces pasi e dimë se sa gjë e mrekullueshme është kjo për këta popuj” theksoi Merkel ndërsa nuk përmendi në detaje se cfarë problemi ka Shqipëria. Ajo tha se Bosnja duhet të tejkalojë konfliktet aktuale që të ketë perspektivë europiane, duke thënë se e ardhmja europiane është shumë e largët. Shqipëria mbeti me Bosnjën në fazën e fundit të liberalizimit të vizave në Ballkan. Bosnja ka probleme të mëdha për centralizimin e pushtetit dhe konflike ndëretnike ndërsa është shumë larg anëtarësimit në NATO. Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s dhe pretendente për të marrë statusin e kandidatit për në BE dhe lënia në fund të procesit të liberalizmit të vizave është një goditje e madhe për qytetarët shqiptarë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›