E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia me 297 automjete te reja per te luftuar krimin

Tirane-Dita e Policise, dje eshte kujtuar ne nje menyre te vecante. Ndryshe nga vitet e tjera, dje ne 97-vjetorin e krijimit te Policise se Shtetit, jane shperndare per efektivat e policise, 297 automjete te reja. Ceremonia festive mungoi, per shkak te situates emergjente te krijuar nga permbytjet. Shperndarja e automjeteve te reja u krye ne sheshin para stadiumit "Qemal Stafa". "Kjo sasi automjetesh te blera me fondet e buxhetit te shtetit, do te ndikoje drejtperdrejte ne permiresimin e performances se sherbimeve policore ne parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit", tha gjate fjales se tij, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj. 90 prej tyre, iu jane shperndare drejtorive te policive ne qarqe per t'u vendosur ne dispozicion te strukturave te sherbimit te policise rrugore. Ndersa pjesa tjeter do te jete ne dispozicion te strukturave te sherbimit te Patrullave te Pergjithshme te Policise se Shtetit. Te gjitha automjetet e shperndara gjate ceremonise se sotme jane te uniformizuara, te pajisura me logot dhe te gjitha shenjat e Policise se Shtetit. Ato llogariten perafersisht sa 1/4 e mjeteve ne inventarin e Policise se Shtetit.

Investimi
Drejtuesit e policise, thane se eshte hera e pare qe behet e mundur blerja e nje sasie te tille kaq te konsiderueshme automjetesh per Policine e Shtetit. Keto automjete jane te destinuara per te gjitha drejtorite e policise se qarqeve ne vend, kryesisht per strukturat e sherbimeve te policise se rendit dhe qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›