E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në një apartament, dëme të shumta materiale

Një apartament është përfshirë nga flakët në një pallat pranë Ministrisë së Drejtësisë, në kryeqytet. Zjarri ka rënë në katin e gjashtë të ndërtesës, ndërkohë që policia dhe zjarrfikësit kanë evakuuar banorët e pallatit. Në momentin e rënies së flakëve nuk ka pasur asnjë person në apartament. Nga burimet policore mësohet se njoftimi është dhënë në orët e pasdites dhe se menjëherë janë marrë masat për shuarjen e flakëve, duke shmangur edhe lëndimin e ndonjë banori. Megjithatë, nga kjo situatë janë shkaktuar dëme të shumta materiale, sidomos në banesën ku ra zjarri dhe në ato që e rrethojnë. Policia do të nisë hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që mendohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë ndonjë pakujdesi, që ka sjellë edhe shkëndijën elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›