Kanosi të ungjin për pronën, arrestohet i riu
Kanos me pistoletë për pronën xhaxhain, arrestohet. Dje, në orën 02:00, u bë arrestimi i shtetasit Edmond Bushaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Bizë të Ishmit. Arrestimi i tij u bë pasi të hënën në drekë, në këtë fshat ka kanosur me armë zjarri që e mbante pa leje xhaxhain e tij, shtetasin Gjok Bushaj, 49 vjeç. Shkak i ngjarjes është një konflikt ndërmjet tyre për pronësi. Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër gëzhoja pistolete model 54 të kalibrit 7,62 mm me kapsollë të goditur. Ai është arrestuar për veprën penale të "kanosjes" dhe të "prodhimit e armëmbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".