E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një pallat në Tiranë, ska të lënduar

Tiranë- Një apartament në Tiranë u përfshi nga flakët, por për fat u regjistruan vetëm dëme materiale. Ngjarja u shënua në katin e fundit të një pallati 9-katësh në zonën e Parkut te Autobusëve.

Pas njoftimit të banorëve, në vend mbërritën zjarrfikësit, të cilët punuan për shuarjen e zjarrit. Eksperët ende nuk kanë dalë në një përfundim për shkaqet e rënies së zjarrit.

“Po hetohet nga specialistët, ndërkohë që në vend për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar”- thanë burimet nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›