E Diel, 1 Nëntor 2026

E faturon per taksi, tenton ta grabise ne rrugen e kthimit

B. Kore

Gjirokaster- Merr sherbimin taksi per te shkuar ne fshat, por tenton grabitjen e shoferit me nje thike. Policia e Gjirokastres ndaloi mengjesin e djeshem 35-vjecarin Bujar Hyseni, nga Memaliaj, nen akuzen e "vjedhjes me dhune", ndersa sekuestroi ne cilesine e proves materiale edhe armen e ftohte. Ngjarja ka ndodhur oret e para te mengjesit te djeshem, teksa Hyseni, i denuar me pare per plagosje, ka faturuar ne qytetin e Gjirokastres automjetin taksi, me targa GJ 190 A, me drejtues S. Th. Burime zyrtare thane se destinacioni i udhetimit te 35-vjecarit ka qene fshati Erind i ketij rrethi, komuna Lunxheri. "Ai me tha se kishte nje pune ne fshatin Erind dhe se duhej ta prisja sa te mbaronte, nderkohe qe do te ktheheshim serish se bashku", i ka pohuar taksisti policise vendore. Gjate rruges ata kane bashkebiseduar normalisht me njeri-tjetrin. "Sapo mberritem ne fshat, me tha qe duhej ta prisja sa te mbaronte nje pune qe kishte per t'u rikthyer serish ne Gjirokaster", vijon rrefimin taksisti. Pritja ka zgjatur per gati 20 minuta dhe ne rrugen e kthimit shoferi ka permendur pagesen qe duhet te merrte per kete sherbim. "Ne kete moment vura re qe pasagjeri reagoi ashper per shumen e lekeve", ka thene i demtuari. Ne debat e siper, prane fshatit Valare, Hyseni ka nxjerre thiken, duke kercenuar shoferin qe te zbriste. "Duke u larguar mora edhe celesat e mjetit dhe me pas njoftova komisariatin", ka thene shoferi. Brenda pak minutash eshte bere edhe arrestimi i te dyshuarit dhe sekuestrimi i armes.

Precedenti

Nga hetimi i kryer prej agjenteve te policise ka rezultuar se 35-vjecari Bujar Hyseni ka qene i denuar me pare per vepren penale te "plagosjes se lehte". Ne vitin 1990, ne qytetin e Memaliajt, gjate nje grindje me fqinjin e vet, Hyseni e ka plagosur ate duke e goditur me mjete te forta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›