Zjarr në pallat gjatë izolimit
VLORE – Një pallat në ndërtim e sipër është përfshirë nga flakët dje në lagjen Çole të Vlorës.
Mësohet se dëmet e shkaktuara nga zjarri kanë qenë të konsiderueshme, por të lënduar në njerëz nuk ka pasur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së izolimit të tarracës së katit të tretë të një pallati, si edhe shtrimit të polisterolit në ndërtim. Janë dashur shumë pak minuta që zjarri të merrte përmasa të mëdha, pasi punëtorët nuk kanë mundur që ta shuajnë atë. Tymi dhe bloza e shkaktuar nga zjarri janë përhapur në të gjithë lagjen, madje dhe më tej duke sjellë ndotje të ajrit në qytet. Të parët që kanë ndërhyrë për fikjen e zjarrit kanë qenë punëtorët e firmës që ndërtonte pallatin. Por mungesa e mjeteve të duhura prej tyre, ka bërë që flakët të shuheshin vetëm pas ndërhyrjes së zjarrfikësve rreth 15 minuta më vonë. q.b.