Plehrat, banorët ngrihen në protestë
BURREL - Mbetjet e qytetit të Burrelit, organike dhe inorganike grumbullohen nga bashkia vetëm pak metra larg Varrezave të Dëshmorëve të rrethit.
Edhe dje, paçka se ishte Dita e Dëshmorëve, re të larta tymi dhe një erë e rëndë kishte pushtuar periferinë e qytetit, fshatrat e Komsisë dhe varrezat. Të shqetësuar se gjendja nuk po ndryshon, banorët e Muzhakës, Gërmanit, Komsisë, Batrës janë shprehur se, e vetmja zgjidhje ka mbetur protesta e banorëve të këtyre fshatrave dhe bllokimi i rrugës nacionale Burrel-Komsi. “Kemi vënë në dijeni të gjitha strukturat shtetërore se gjendja është kritike dhe se duhet urdhëruar Bashkia Burrel të ndalë grumbullimin e plehrave në territorin e komunës”, deklarojnë banorët. Sipas tyre u është premtuar shpesh groposja e tyre në një vend tjetër, por kjo nuk ka ndodhur. e.d