E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në teqenë Arabati Baba

Nga Express më 13 dhjetor 2010 në ora 18:21

Të dielën mbrëma është djegur pjesërisht Teqeja Arabati Baba në Tetovë, pas përfshirjes së saj nga zjarri që shpërtheu në njërën prej dhomave të tempullit bektashian.

Prijësi i bektashianëve dhe Teqesë në Tetovë, Baba Edmond Brahimaj pohoi se zjarri ishte një skenar i qëllimshëm.

“Ne dyshojmë në shkaktimin e qëllimshëm të zjarrit, pasi që në atë dhomë nuk ka pasur qiri ose diçka tjetër që do të mund ta shkaktonte zjarrin. Janë shkaktuar dëme, pasi janë djegur faltorja, mejdani dhe sende tjera me vlerë të teqesë”, tha Brahimaj, përderisa kërkoi zbardhjen e këtij sulmi ndaj tempullit që disa herë ka qenë edhe cak i uzurpimeve dhe grabitjeve.

Lëvizja Qytetare Zgjohu po ashtu ka reaguar ndaj djegies së pjesshme të teqesë. Sipas Zgjohu, ajo është ndër kryeveprat e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni.

“Ftojmë autoritetet lokale dhe qendrore shqiptare në Maqedoni që, bashkë me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, të vihen në mbrojtje të teqesë dhe të mundësojnë regjistrimin e menjëhershëm të komunitetit bektashian dhe të pronës së tyre. Kjo, ngase dyshojmë se këto çështje janë burim i problemeve për këtë komunitet dhe për teqenë”, thuhet në kumtesën e Zgjohu.

Teqeja Arabati Baba është një prej objekteve më të rëndësishëm kulturo-historik të Tetovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›