E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev kërcënon huliganët

Nga Express më 13 dhjetor 2010 në ora 19:44

Presidenti rus, Dmitry Medvedev, premtoi se institucionet do t’i gjejnë tifozët futbollistik dhe nacionalistët që të premten u përleshën me policinë në qendër të Moskës.

Më shumë se 30 njerëz u arrestuan të premten, kur afro 5,000 tifozë dhe nacionalistë rusë u mblodhën afër Kremlinit, në shenj proteste ndaj vrasjes së një tifozi të klubit moskovit Spartak.

Demonstruesit me atë rast brohorisnin sloganin “Rusia për rusët”.
Edhe pse pas kësaj ngjarjeje në opinion u ngrit çështja nëse Qeveria ruse është në gjendje që të kontrollojë nacionalizmin gjithnjë e më agresiv në Rusi, presidenti Medvedev shkroi të dielën në rrjetin social Twitter se “në shtet gjithçka është nën kontroll”, dhe theksoi se institucionet ruse do të kacafyten me të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

Anëtari i ekipit të tifozëve futbollistik të Spartakut u vra javën e kaluar me një plumb gome, në një stacion autobusësh në Moskë. Pas vrasjes u arrestua një person me prejardhje nga rajoni i Kaukazit Kabardino-Balkarija. Ndryshe, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, në Rusi u shfaqën shumë grupe neonaziste dhe grupe të tjera ultranacionaliste. Sipas të dhënave të organizatave të pavarura, si pasojë e sulmeve të grupeve ekstreme ruse, në vitin 2008 në Rusi janë vrarë 110 njerëz dhe janë plagosur 487 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›