E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyten 5 dhe “zhduken” 17 peshkatarë

Nga Express më 13 dhjetor 2010 në ora 20:25

Peshkatarët që konsiderohen të zhdukur dyshohet të jenë mbytur. Tragjedia erdhi si pasojë e fundosjes së një anijeje jugkoreane në ujërat e ftohta të Oqeanit Antarktik.

20 peshkatarët e mbijetuar u shpëtuan pasi që anija 614-tonëshe u fundos në ujin e akullt rreth 1,400 mila në jug të Zelandës së Re, gjegjësisht në gjysmë të rrugës për në Antarktik, njoftoi Ministria e jashtme e Koresë Jugore.

Ndërkohë, sipas qendrës për koordinimin e shpëtimit, në Zelandën e Re, çdokush që do të ndodhej brenda ujërave të tilla të ftohta nuk do të mund të mbijetonte më gjatë se dhjetë minuta pa rroba speciale ose jelek shpëtimi.
Disa anije të vogla peshkimi që u gjendën në atë zonë gjurmuan me këmbëngulje për personat e zhdukur të Number One Insung, por pa sukses.

Zëdhënësi i Maritime New Zealand, Ross Henderson, deklaroi se të gjitha anijeve që ndodheshin në atë zonë të largët iu ishte thënë që të shkonin afër vendit të fatkeqësisë për të ndihmuar të mbijetuarit e aksidentit të raportuar.
“Ishim me fat ngaqë një numër anijesh ishin në afërsi, kështu që arritën të shpëtonin disa persona”, theksoi ai, megjithëse e pranoi se “ka shumë pak gjasa” që të gjinden të mbijetuar të tjerë.

Gjatë ditës së hënë nuk u njoftua për shkaqet eventuale që mund të kenë shkaktuar fundosjen e anijes jugkoreane. Nuk u raportua as për atë që anija të ketë kërkuar ndihmë paraprakisht. (Nga agjencitë)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›