Shumë borë, shumë erë
Mot i keq dhe me borë ka kapluar një pjesë të madhe të SHBA’ve. Për këtë shkak të dielën mbrëma u mbyllën autostradat kryesore që kalojnë nëpër disa shtete amerikane, dhe u anuluan fluturimet nga aeroporti i Chicago’s.
Në Minneapolis pesha e borës shkaktoi dëmtimin e një kulmi të përkohshëm të stadiumit Methrodome, në të cilin luajnë besbollistët e Minesota Wikings, për ç’shkak u anulua ndeshja kundër New York Giants, e cila pritej të luhet në Detroit.
Paralajmërimi për motin e keq, të shoqëruar me borë, është bërë edhe për disa pjesë të shteteve Iowa, Wisconsin, Illinois dhe Michigan.
Moti i keq ka shkaktuar një kaos të vërtetë në komunikacionin tokësor dhe atë ajror në një pjesë të madhe të SHBA’ve. Më shumë se 1,400 fluturime janë anuluar në dy aeroportet ndërkombëtare të Chicago’s, ndërkohë që u paralajmërua edhe mundësia e anulimeve të reja në ditët e ardhshme.
Disa prej autostradave kryesore në Ilinois janë mbyllur përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike, si pasojë e të cilave u shkaktuan aksidente të shumta. Ndërkaq, në Wisconsin kanë rënë rreth 50 centimetra borë dhe nuk ka ende shenja se ajo do të ndalojë së shpejti.